Tërmet i ri në Shkup

20.09.2016 17:38

Një tërmet prej 2.4 shkallëve sipas Rihterit ka goditur Shkupin në orën 15:57...

Një tërmet prej 2.4 shkallëve sipas Rihterit ka goditur Shkupin në orën 15:57, informojnë nga Opservatori sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup.

Tërmeti në fjalë është i dyti që ka goditur Shkupin në ditën e sotme, pasi më herët, në orën 13:20, u regjistrua një tërmet më i lehtë, prej 1.9 shkallëve.