IPA fondet, 250 mijë euro për forcimin e administratës
Me mjete të akorduara nga IPA-fondet, Bashkimi Europian...

Me mjete të akorduara nga IPA-fondet, Bashkimi Europian do të forcojë kapacitetet operative të administratës nacionale, që është drejtpërdrejt e kyçur në menaxhimin e fondeve nga BE, si dhe do të ngritë efikasitetin gjatë implementimit të tyre. Projekti kap vlerën prej 250 mijë euro, ndërsa do ta menaxhojë Ministria e Financave.
“Dua të them se menaxhimi i financave është në nivel të mirë, megjithatë me projektin e ri pres që të ngrihen dhe forcohen këto kapacitete dhe mënyra në të cilin Ministria e Financave dhe Fondi Nacional janë kyçur në procedurat për kontrollin e financave”,- deklaroi përfaqësuesi i BE-së, Nikolla Bertolini.
“Shfrytëzues kryesorë të këtij projekti janë: Ministria e Financave, përkatësisht strukturat e akredituara nga Komisioni Europian në kuadër të Ministrisë së Financave që nga viti 2009-2010 edhe atë Njësia për menaxhimin me mjete nga IPA fondet dhe Njësia për financim qendror dhe lidhjen e marrëveshjeve”,- tha udhëheqësi i projektit, Fatmir Ademi.
Projekti pritet të fillojë në tetor, ndërsa do të zgjasë deri në muajin shkurt të vitit 2017. (Naim Ramadani, TVM2)
