Stuhi tropikale në Japoni, një i zhdukur, 36 të lënduar, 700 mijë të zhvendosur
20.09.2016 18:55
Tajfuni Malakas është shndërruar në stuhi tropikale...

Tajfuni Malakas është shndërruar në stuhi tropikale dhe ka goditur Japoninë.
Reshjet e rrëmbyeshme kanë shkaktuar rrëshqitje të tokës dhe përmbytje në rrugën e stuhisë drejt Japonisë lindore.
Një person rezulton i humbur, ndërsa së paku 36 persona evidentohen të lënduar. Autoritetet kanë paralajmëruar më herët evakuimin e 700.000 personave nga shtëpitë e tyre. Janë anuluar 180 fluturime të brendshme.
Kogoshima është përmbytur tërësisht nga lumi aty pranë dhe niveli i ujit ka arritur në një metër.
Uji ka mbuluar edhe urën, që është e vetmja rrugë e madhe daljeje nga qyteti. Sinoptikët parashikojnë që rrëshqitjet e mundshme të tokës, përmbytjet dhe stuhitë mund të godasin edhe Tokion.
