Francë, edhe tetë të arrestuar për sulmin në Nicë

20.09.2016 19:05

Policia arrestoi tetë persona të afërt me terroristin...

Policia arrestoi tetë persona të afërt me terroristin, i cili mbrëmjen e 14 korrikut në Nicë, me kamion hyri në turmën me njerëz, duke shkaktuar vdekjen e 86 personave.

Arrestimet janë kryer gjatë natës dhe ato lidhen me kryesin e veprës. Po bëhen kontrollime dhe gjatë kësaj kohe personat janë në arrest, deklaroi përfaqësuesi i policisë.

Gazeta “Nis-Matan” thekson se personat e arrestuar janë me shtetësi franceze apo tuniziane. Franca, ndërkohë, ka përkujtuar edhe viktimat e sulmeve terroriste të një viti më parë në një kohë kur vendi ende vazhdon të jetë në gjendje emergjence.