Çmimet e karburanteve, prej mesnate ulje të disa derivateve
20.09.2016 19:11
Nga mesnata, një pjesë e karburanteve...

Nga mesnata, një pjesë e karburanteve do të jenë më të lira, përderisa pjesa tjetër do të shitet me çmimin e njëjtë.
Euro super 98 dhe vajrat ekstra për familje janë me çmime më të lira për gjysmë denari, përderisa çmimet e euro super 95 dhe euro dizel ngelin të njëjta.
Në pajtueshmëri me vendimin e Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimi me pakicë i euro super 98 prej sot do të jetë 63.50 denarë për litër, përderisa vajrat ekstra për familje do të shiten nga 36.50 denarë për litër.
Çmimi me pakicë i mazutit ulet për 0.213 denarë për kg.
