Kupa e Maqedonisë: Nesër ndeshjet e para të 1/8`ës
Pas ndeshjeve kampionale të cilat ishin në program gjatë uikendit të shkuar....

Pas ndeshjeve kampionale të cilat ishin në program gjatë uikendit të shkuar, në mesjave, në terenet futbollistike në vendin tonë, do të zhvillohen ndeshjet e para të 1/8-ës së finales në kuadër të kupës së Maqedonisë.
Sfida më interesante do të luhet në Shkup, në lagjen Gjorçe Petrov, ku në reprizën e finales së fundit, mbrojtësi I titullit Shkëndija, do të jetë mysafir I ekipit të Rabotniçkit.
Fituesi I trefishtë I garës më masive, Shkupi, do të jetë mysafir i Akademia Pandev, Renova do të udhëtojë në Manastir, ndërsa Vëllazërimi në Kërçovë, pritet të ketë detyrë të vështirë ndaj Vardarit.
KUPA E MAQEDONISË
1/8 e finales – ndeshjet e para
Nesër, ora 15.30
Rabotniçki – Shkëndija
Akademia Pandev – Shkupi
Pelisteri – Renova
Vëllazërimi – Vardari
Bregallnica – Teteksi
Metalurgu – Mlladosti
Novaci – Pobeda
Sileksi - Turnova
