Maqedoni

Njësitë zgjedhore, mblidhet sot Grupi i punës

21.09.2016 12:05

Grupi i punës për balancimin e njësive zgjedhore do të mblidhet sot për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të katër partitë më të mëdha parlamentare...

Grupi përbëhet nga katër koordinatorët e grupeve parlamentare dhe tre nënkryetarët e Kuvendit. Në tavolinë janë dy propozime nga BDI. 

Njëri është për rishikimin e kufijve të njësive zgjedhore 2, 3, 4, 5 dhe 6, kurse tjetri është vetëm për kalimin e vendvotimeve të Dibrës në njësinë e pestë zgjedhore.

Megjithatë, partitë paraprakisht janë shprehur me qëndrime tërësisht të kundërta.