Botë
Nga vërshimet në Indonezi, 19 të vdekur e dhjetëra të zhdukur
21.09.2016 12:20
Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar vërshime dhe rrëshqitje të dheut në ishullin indonezian, Java, duke lënë të vdekur 19 fshatarë...

Agjencia për menaxhimin e katastrofave ka thënë se ka edhe shumë njerëz të humbur në këtë vend.
Distrikti më i goditur nga fatkeqësia, që ndodhi të martën mbrëma, është Garuti, me 16 njerëz të vdekur, ndërsa me tetë të zhdukur.
Zëdhënës të Agjencisë për menaxhimin e katastrofave kanë thënë se rreth 1000 fshatarë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre dhe janë dërguar në streha të përkohshme.
