Botë
Protesta të dhunshme në Karolinën Veriore
21.09.2016 12:39
Policia në ShBA thotë se 12 zyrtarë policorë janë lënduar gjatë protestave që shpërthyen në Karolinën Veriore....

Protestuesit e zemëruar kanë shkatërruar veturat policore si dhe kanë bllokuar autostradën dhe rrugët e qytetit Charlotte.
Në Charlotte, më 20 gusht, policia amerikane kishte qëlluar me armë zjarri një person me ngjyrë.
Keith Lamont Scott u qëllua nga një oficer policie dhe më pas ndërroi jetë në spital.
Policia ka thënë se ai kishte një armë zjarri dhe se paraqiste “rrezik vdekjeprurës”, por familjarët e tij thonë se Scott kishte me vete një libër dhe jo armë zjarri.
Edhe në Tusla të Oklahomas njerëzit janë duke protestuar para selisë së policisë, pasi një person u vra një javë më parë. Ai ishte i paarmatosur.
