MotoGP, spanjolli Marquez fiton edhe në Austin
Në vendin e dytë u rendit shoku i tij i skuadrës, Dani Pedrosa, ndërsa vendi i tretë ishte sfidë mes Andrea Dovizioso e Stefan Bradl, ku triumfues doli italiani i Ducatit……….

Asnjë surprizë në Çmimin e Madh të Amerikës. Pasi dominoi në sesionin e fundit të provave të lira në pistën e Austin, Teksas, Marc Marquez fitoi edhe garën duke treguar që edhe këtë sezon, mbetet ai piloti për t’u mundur.
Në vendin e dytë u rendit shoku i tij i skuadrës, Dani Pedrosa, ndërsa vendi i tretë ishte sfidë mes Andrea Dovizioso e Stefan Bradl, ku triumfues doli italiani i Ducatit.
Një paraqitje jo e mirë për Yamahan, me Valentino Rossin që e përfundoi garën në vendin e tetë, ndërsa Jorge Lorenzo u rendit i dhjeti. Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Marquez, i cili kryeson kampionatin me 50 pikë, i ndjekur nga Pedrosa me 36 pikë.
