Botë
Angli - Blair mbyll firmat e konsulencës
21.09.2016 15:01
Toni Blair ka njoftuar mbylljen e firmave të kosnsulencës, të cilat kanë qenë fokusi i angazhimeve të tij që prej largimit nga qeveria britanike...

Në një deklaratë të publikuar në faqen e tij rezervat thelbësore, Blair bën të ditur se tashmë do të merret me punë jofitimprurëse. Ish kryeminsitrti britanik është kritikuar shumë për përfitimet marramendëse nga kompania Tony Blair Associates dhe strukturat mbështetëse të biznesit “Firerush” dhe “Windrush”, vecanërisht nga puna ose konsulenca e kryer për qeveritë e huaja, mes tyre edhe për qeverinë e vendit tonë.
“Ka ardhur koha për një përvojë të re. Sic edhe kam njoftuar dhjetorin e shkuar në takimin e përvitshëm me stafin, dua të zgjeroj aktivitetet tona dhe ti bashkojmë ato në një cati. Gjithashtu dua të përqendroj tani pjesën më të madhe të kohës time në punë jofitimprurëse. De fakto këtë kemi bërë gjatë dy viteve të fudnit, por tashmë lind nevoja ta reflektojmë dhe në ndryshimin e strukturave”.
Ai konfirmoi se një pjesë të konsultave do ti zhvillojë me qëllim përfitimi, por 80 % e kohës do ti dedikohet konsultave jo fitimprurëse.
Blair është përballur me kritika të forta pasi ka shërbyer si këshilltar për qeverinë e Kazakistanit, duke i treguar mënyrën se si të menaxhojnë masakrën e civilëve nga ana e forcave të sigurisë.
Ai po ashtu ka kryer rolin e këshilltarit edhe për vende si kuvajti , Ruanda e Azerbaixhani. Vitin e shkuar u raportua se ai kish ndihmuar edhe kryeministrin aktual të Serbisë Aleksandër Vucic, i cili ka qënë pjesë e autoriteteve qeveritare gjatë vitit 1999 kur Serbia ndërhyu ushtarakish në Kosovë, përpara se të tërhiqej si pasojë e sulmeve ajërore të Natos. Pasuria e ish kryeministrit britanik Tony Blair llogaritet të jetë rreth 100 milion euro, megjtihëse vetë ai e ka mohuar shifër të tillë.
