“E majta” propozon lista të përbashkëta me luftëtarë të dalluar kundër regjimit

21.09.2016 15:40

“E majta” ka dalë me propozim që në zgjedhjet e ardhshme....

“E majta” ka dalë me propozim që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të formohet një listë e përbashkët e kandidatëve për deputetë e mbështetur nga të gjitha partitë që kundërshtojnë regjimin aktual.

Nga kjo parti vlerësojnë se si parti kundër regjimit nuk mund t’i injorojnë qëndrimet e përkrahësve të tyre, të cilët vlerësojnë se e vetmja strategji fituese kundër regjimit që të gjitha partitë kundër regjimit të dalin të bashkuara në zgjedhje.

Por, sipas “Të majtës”, listat e kandidatëve për deputetë do të formoheshin me luftëtarë të dalluar kundër regjimit, të cilët nuk janë anëtarë të partive, ndërsa partitë kundër regjimit do të mbështesnin këtë listë.

“Jemi të bindur se pikërisht ky opsion do të sjellë grumbullimin maksimal të zgjedhjeve kundër regjimit. Pikërisht ky opsion mund t’i heq dyshimet te një numër i madh qytetarësh se po zhvillohet luftë për pushtet dhe ndarjen e karrigeve, e jo luftë për liri. Pikërisht për shkak të kësaj, kjo nismë është strategji më efikase për t’i shkaktuar disfatë regjimit”,- deklaroi Zdravko Savevski nga “E majta”.

Sipas partisë “E majta”, pas fitore duhet të formohet qeveri kalimtare, e cila do të kishte mandate për një afat të shkurtër të ndërmarrë hapa konkret për demokratizimin e vendit dhe të përgatisë mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. (Gyltene Sinani, TVM2)