Maqedoni
Projekti “Të mësuarit gjatë gjithë jetës”, punësimi i nxënësve me arsim profesional
21.09.2016 15:57
Projekti “Përforcimi i të mësuarit gjatë gjithë jetës përmes modernizimit të sistemeve të arsimit të mesëm profesional...

Projekti “Përforcimi i të mësuarit gjatë gjithë jetës përmes modernizimit të sistemeve të arsimit të mesëm profesional, trajnimit si dhe arsimit të të rriturve” do të merret me çështjet e punësimit të nxënësve që kanë mbaruar arsimin e mesëm profesional.
Ky projekt ka për qëllim të kontribuojë në ndërtimin e sistemit gjithëpërfshirës dhe të integruar për të mësuarit gjatë gjithë jetës. Projekti financohet nga Bashkimi Europian me një shumë prej rreth 2 milionë euro.
“Këtë vit patë një fokus të veçantë në arsimin profesional dhe trajnimin i cili do të jetë i ri sipas nivelit më të lartë, me qëllim që të plotësohen kërkesat e tregut”,- deklaroi udhëheqësi i sektorit për çështje operative, Mauro Di Veroli.
“Shkollat kanë për detyrë për të ndërlidhur arsimimin me tregun e punës. Ne do të kërkojmë reforma të mëdha brenda arsimimit, ligjit në tregun e punës, po edhe në fusha tjera”,- theksoi ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Garet Carlls Garet.
“Në Gjermani arsimi profesional është faktori kyç për të luftuar kundër papunësisë, që të kemi përparim nuk duhet të kemi ndryshime vetëm në nivelin akademik, por ka shumë njerëz të aftësuar, fatkeqësisht po shohim se shumë njerëz po largohen nga vendi”,- tha ambasadorja e Gjermanisë, Kristine Allthauzer.
Projekti ka filluar me 20 janar të këtij viti, ndërsa do të përfundojë në muajin nëntor të vitit 2017.
REJHANE BUSHI-METAJ
