Siri, rrëzohet një aeroplan luftarak

21.09.2016 19:13

Një avion luftarak sirian është rrëzuar afër kryeqytetit Damask....

Një avion luftarak sirian është rrëzuar afër kryeqytetit Damask, por akoma është e paqartë nëse avioni është qëlluar me raketë apo është rrëzuar për shkaqe të problemeve teknike.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, grup me bazë në Londër, ka njoftuar se avioni është rrëzuar në veri të Damaskut.

Media shtetërore siriane ka raportuar se avioni luftarak është rrëzuar pasi kishte kryer një aksion ndaj grupit militant “Shteti Islamik”. Njoftohet po ashtu se piloti ka shpëtuar. Akoma nuk është dhënë asnjë informacion lidhur me shkakun e rrëzimit të këtij avioni.

Agjencia e lajmeve “Amaq”, që është e afërt me “Shtetin Islamik”, ka thënë se militantët e kanë rrëzuar avionin pasi ai kishte kryer katër sulme ndaj grupit militant.

Ndërkohë, një organizatë për ndihmë mjekësore thotë se të paktën katër pjesëtarë të stafit të saj janë vrarë nga sulmet ajrore në një spital në Siri. Unioni për Kujdes Shëndetësor thotë se sulmet ajrore më 20 shtator kanë shkatërruar spitalin në qytetin e mbajtur nga rebelët “Khan Touman”, që gjendet në jug të Alepos.