PSP ankimon vendimin e Apelit për Talevskin

21.09.2016 19:46

Prokuroria Speciale e ankimoi në Gjykatën Supreme vendimin e Gjykatës së Apelit...

Prokuroria Speciale e ankimoi në Gjykatën Supreme vendimin e Gjykatës së Apelit, me të cilin u refuzua propozimi për vazhdimin e arrestit shtëpiak për kryetarin e Manastirit Vlladimir Talevskin.

Në njoftimin e Prokurorisë Speciale thuhet se “në ankesë bëmë të qartë shkeljen elementare të Ligjit për procedurë penale, përkatësisht se gjatë marrjes së vendimit, me të cilin është refuzuar propozimi i kësaj Prokurorie lidhur me masën e arrestit, ka marrë pjesë gjykatës i cili patjetër është dashur të përjashtohet nga lënda, pasi tashmë njëherë paraprakisht ka vendosur për lëndën e njëjtë.

Konkretisht, siç është e rregulluar me Ligj, me qëllim që të sigurohet paanshmëria e gjykatësit, gjykatësi i njëjtë nuk guxon të vendosë nëse më parë ka marrë pjesë në marrjen e vendimit në Gjykatën më të ulët, ose ka marrë pjesë në marrjen e vendimit, i rrëzohet me ankesë”,- thuhet në njoftimin e Speciales.