Rasti “Mitmarrje”, Zaev në Tiranë, anulohet seanca gjyqësore

22.09.2016 12:48

Për më 22 shtator është shtyer seanca gjyqësore për lëndën "Mitmarrja"....

Seanca e sotme për rastin “Mitmarrje”, në të cilin është i akuzuar lideri i opozitës, Zoran Zaev, është anuluar.

Shkas u bë udhëtimi zyrtar në Tiranë i liderit të LSDM-së, që po merr pjesë në seancën e  Këshillit Parlamentar të BE-së dhe Gjykata ishte paraprakisht e njoftuar për këtë udhëtim.

Zaev, sipas Prokurorisë, në cilësinë e personit zyrtar, si kryetar i komunës së Strumicës, nga biznesmeni, Ivan Nikollov, ka kërkuar mitmarrje prej 163.924 euro, gjegjësisht nga dy euro për ndërtimin e një kishe në Strumicë.

Vetë Zaev ka pohuar se gjatë gjithë kohës ka qenë i vetëdijshëm se personi po tenton ta shtjerë në kurth dhe ka ngritur kallëzim penal kundër biznesmenit.