Dhunë në ShBA, gjendje e jashtëzakonshme në Charlotte
Prej dy netësh, protestat në Charlote të ShBA-së...

Prej dy netësh, protestat në Charlote të ShBA-së kanë dalë jashtë kontrollit, teksa kanë degraduar edhe në dhunë.
Policia përdori gaz lotsjellës, teksa përballej me qindra demonstrues të zemëruar mbi vdekjen e afro-amerikanit 43-vjeçar, Keith Lamont Scott, të martën nga një oficer i policisë. Guvernatori i Kalifornisë Veriore ka shpallur gjendjen e emergjencës në Charlotte, duke e dërguar edhe Gardën Kombëtare.
Në protestat e ditës së parë mbetën të plagosur 16 oficerë të policisë. Protestuesit sulmuan gazetarë dhe të tjerë persona, duke thyer xhama dhe duke vendosur zjarre. Nata e dytë e protestave kishte filluar paqësisht, por demonstrata u ndërpre nga një e shtënë me armë, e cila plagosi një protestues. Fillimisht u raportua se personi kishte mbetur i vdekur, gjë e cila u hodh poshtë nga autoritetet në Charlotte, të cilët përmes Twitter-it deklaruan se personi ishte në gjendje kritike për jetën, por jo i vdekur.
Protestuesit kanë hedhur sende të forta dhe fishekzjarre ndaj oficerëve, të cilët hodhën gaz lotsjellës e granata për të shpërndarë turmën.
Përdorimi i dhunës vdekjeprurëse të policisë ndaj afro-amerikanëve është kthyer në subjektin e shumë protestave përqark Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këto 2 vitet e fundit. Vetëm gjatë kësaj jave, policia ka vrarë 3 afro-amerikanë, teksa vrasja e Lamont ishte edhe ajo që nxiti protestat e dhunshme në Charlotte. (Leunora Kaliqi, TVM2)
