Plenumi studentor, më 28 shtator referendum joobligativ

22.09.2016 13:54

Përfaqësues të Plenumit Studentor më 28 shtator kanë paralajmëruar...

Përfaqësues të Plenumit Studentor më 28 shtator kanë paralajmëruar referendum studentor joobligativ.

Siç informojnë nga kjo organizatë, për ta edhe më tej mbetet prioritet zgjedhja e statusit të Parlamentit Studentor pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, përkatësisht se a do të jetë organizatë joqeveritare apo do të jetë në kuadër të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”.

“Në referendum do të votohet në të gjitha 23 fakultetet pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Komisionet studentore zgjedhore do të përbëhen nga vullnetarë. Pyetja në të cilën do të përgjigjen me po dhe jo do të jetë: A duhet që Parlamenti studentor i universitetit  “Shën Kirili dhe Metodi” të mbetet organizatë joqeveritare apo të jetë pjesë në kuadër të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi””,- deklaroi Borjan Eftimov nga Plenumi Studentor.

Plenumi Studentor paralajmëroi edhe fushatë informative lidhur me referendumin, ndërkaq të hënën në Fakultetin e Drejtësisë në Shkup do të organizojnë debat të hapur, ku do të jenë të ftuar të gjithë studentët  pranë Universitetit  “Shën Kirili dhe Metodi” për t’u njoftuar lidhur me këtë çështje. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)