Gjirokastër, përmbyset autobusi, 28 të lënduar

22.09.2016 14:55

Një autobus me 40 pasagjerë brenda tij...

Një autobus me 40 pasagjerë brenda tij, humbi kontrollin dhe është përmbysur në rrugën  Gjirokastër-Tepelenë.

28 persona janë lënduar dhe u dërguan në spitalin e Gjirokastrës. Asnjë prej të lënduarve nuk është në rrezik jete, por kanë marrë lëndime trupore që nuk kanë nevojë për mjekim të zgjatur spitalor.

Të dhënat e para flasin se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia dhe lagështia në rrugë, që solli daljen jashtë kontrollit të mjetit dhe përmbysjen e tij. Këtë e pohojnë edhe vetë të lënduarit, por ata nuk lënë anash edhe mundësinë që shkak të jetë shpejtësia e madhe me të cilën shoferi ka marrë kthesën.

Policia po heton ngjarjen dhe po merr në pyetje drejtuesin e mjetit dhe pasagjerët e tij.