Gjykata Themelore Shkupi 1: Mungon një akt, i kthyem dëshmitë në PSP

22.09.2016 16:30

Gjykatësi, i cili duhet të veprojë me aktakuzën në procedurë të shkurtër...

Gjykatësi, i cili duhet të veprojë me aktakuzën në procedurë të shkurtër kundër të dyshuarit për krimin "falsifikim të dokumenteve zyrtare", paraqitur nga PSP, dhe pas evidentimit me shkrim, i ka kthyer dëshmitë e paraqitura në kuadër të aktakuzës, informuan nga Gjykata Themelore Shkupi 1.

Arsyeja për kthimin e dëshmive është që në kuadër të aktakuzës së paraqitur kundër personave të dyshuar me listën e dëshmive dhe shkrimeve, nuk është dorëzuar akt për deklasifikimin e dëshmive për nevojat e procedurave gjyqësore, në bazë të të cilave këto dëshmi të besueshme do të mund të shfrytëzoheshin në procedurë, gjegjësisht të mundet të vlerësohet baza e aktakuzës.

Nga kjo gjykatë  informojnë se pa këtë akt të njëjtat nuk janë mundur të shfrytëzohen nga ana e shërbimit të gjykatës për formimin e shkrimeve të lëndës. (Belinda Koka-Ademi, TVM2)