VMRO: Çfarë kapaciteti ka Janeva për të drejtuar PSP-në? Janeva: Pyesni Zvërlevskin
Kontestimi i legjitimitetit të PSP-së dhe kapaciteti personal i prokurores, Katica Janeva....

Kontestimi i legjitimitetit të PSP-së dhe kapaciteti personal i prokurores, Katica Janeva, ishte preokupimi i shumicës së deputetëve të shumicës parlamentare në ditën e dytë të raportimi për punën gjashtëmujore të PSP-së.
Deputetët e VMRO-së u shprehën shumë të zhgënjyer nga puna e PSP-së dhe Katica Janevës. Ata e akuzuan kryeprokuroren speciale se nuk ka njohuri për drejtësinë dhe demokracinë. I mbajtën ligjërata se cilat janë rregullat e Kuvendit, madje deputeti, Milloshovski, kërkoi të dijë se cili është kapaciteti personal i Janevës për drejtimin e PSP-së, cili është arsimimi i saj dhe sa gjuhë të huaja njeh.
“Më habit fjalimi juaj kur thatë se ke guxim të përgjigjesh në pyetjet tuaja, sepse Nikolla Gruevski qëndron pas meje. Unë besoj se gjysma e atyre që çdo ditë niseshin në protesta nga Prokuroria juaj Publike, duke bërë një ikonë prej teje, tashmë i kanë djegur bluzat e ikonat e PSP-së”,- deklaroi deputetja e pavarur, Sollza Grçeva.
"Ju si prokuror në Gjevgjeli a keni drejtuar dhe sa është numri i rasteve kur vepra penale ose sanksionet kalojnë më shumë se pesë vjet burg? A keni drejtuar lëndë për krim të organizuar? A keni marrë ndonjëherë përsipër lëndë të krimit të organizuar, a keni drejtuar për mashtrim elektoral apo krime të rënda kundër shtetit? Shkollimi juaj? A keni kualifikime të tjera, magjistraturë apo tema shkencore? Përse është arrestuar Temellko?”- pyeti deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski.
Janeva nuk është habitur me nivelin e debatit, madje ka qenë më ironike se deputetët që parashtruan pyetjet.
“Me shumë koncentrim e dëgjova Milloshovskin, sepse e dëgjoj edhe në audio-xhirimet e paligjshme dhe e njoh shumë mirë kapacitetin e tij personal, ndërsa për kapacitetin tim personal, le t’ju tregojë prokurori, Marko Zverlevski, sepse atë e kisha shef”,- deklaroi prokurorja speciale, Katica Janeva.
Duke u përgjigjur ne pyetjet e deputetëve të tjerë, Janeva tha se për të gjetur se kush ka përgjuar duhet të zgjidhet rasti “Puç”.
“Përgjigja ime për pyetjen se kush dhe si është përgjuar, të gjithë e dimë se është në rastin "Puç". Nëse më dëgjon Gjykata Themelore Shkup 1, e cila e shtyu seancën e rastit "Puç" për një muaj e gjysmë, sepse një anëtar jurie është sëmurë, le ta përcaktojë datën e seancës më 1 tetor. Unë jam e gatshme për të dhënë fjalimin hyrës”,- theksoi prokurorja speciale, Katica Janeva.
Ajo shpreson se në seancën e ardhshme do të vijë edhe dëshmitari i saj i vetëm, ish-kryeministri Nikolla Gruevski. Janeva tha se në rasti “Spiuni” ka persona që janë në paraburgim katër vite dhe PSP tre herë ka kërkuar nga Gjykata e Apelit që t’i lirojë ata. Prokurorja Speciale sërish apeloi që t’i vazhdohet mandati dhe të sjellë ligj për mbrojtjen e dëshmitarëve. (Sanije Duraku, TVM2)
