Ligji për importin e mbeturinave, kazanë plehrash para Parlamentit shqiptar

22.09.2016 19:32

Shoqëria civile ka zgjedhur këtë mënyrë për të protestuar kundër Ligjit.....

Shoqëria civile ka zgjedhur këtë mënyrë për të protestuar kundër Ligjit për importin e plehrave nga Qeveria shqiptare.

Por, kjo ka shkaktuar tensione mes protestuesve dhe uniformave blu, të cilat kanë tentuar të heqin kazanin nga ambientet përballë parlamentit, pikërisht në kohën kur mbahej seanca plenare.

Ata u kanë bërë thirrje deputetëve që mos të votojnë ligjin, pasi do të ndotë akoma më shumë vendin, pasi nuk po trajtohen mbetjet brenda vendit dhe me importin e atyre nga jashtë situata do të rëndohet akoma më shumë.

Por, kryeministri, Edi Rama, ka siguruar se ky biznes do të jetë tërësisht i kontrolluar, me standarde europiane.

Ish-kryeministri, Sali Berisha, nga ana tjetër ka sulmuar rëndë kryeministrin Rama për Ligjin e importit të plehrave.

Para se të vinte në pushtet Edi Rama ka premtuar se ligji i parë që do të shfuqizonte do të ishte ai i importit të plehrave. Por, pas një shfuqizimi formal, ai e ka miratuar sërish atë. (Luljeta Ndoka, TVM2)