Nju Jork, dështon sërish përpjekja për armëpushim në Siri
Takimi ndërkombëtar i nivelit të lartë për krizën në Siri në Nju Jork....

Takimi ndërkombëtar i nivelit të lartë për krizën në Siri në Nju Jork përfundoi mbrëmë pa marrëveshje për atë se si do të jetësohet armëpushimi i dështuar, të cilin paraprakisht e dakorduan ShBA-ja dhe Rusia.
Sekretari amerikan i shtetit, Xhon Keri, deklaroi se homologu i tij rus, Sergej Lavrov, nuk ka qenë në pozitë për të premtuar se do të ulen bombarduesit sirianë dhe se do të pengohet bombardimi i qyteteve siriane.
Keri, Lavrov dhe deputetët të edhe 21 vendeve të Grupit ndërkombëtar për mbështetjen e Sirisë ndodhen në Nju Jork, ku po mbahet Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Keri shtoi se është i gatshëm të takohet me Lavrovin përsëri sot në përpjekjen e re për të bërë diçka.
I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Stefan de Mistura, e përshkroi takimin e Grupit ndërkombëtar për mbështetjen e Sirisë si "të gjatë, të dhimbshëm dhe dëshpërues" dhe shtoi se dëshiron të besojë se Rusia dhe ShBA-ja janë seriozë në qëllimin për të ndërmjetësuar për arritjen e paqes. Pas takimit ai shtoi se ka qenë gabim të publikohet se "ndërprerja e armiqësisë në Siri është e vdekur".
