Kuvend, vazhdon edhe sot shqyrtimi i raporti i PSP-së
Pas ndërprerjes së mbrëmshme të seancës së Komisionit për sistem politik...

Pas ndërprerjes së mbrëmshme të seancës së Komisionit për sistem politik, në të cilën shqyrtohej raporti i Prokurorisë Speciale, anëtarët e këtij Komisioni i vazhdojnë punimet gjatë ditës së sotme.
Seanca, siç bëhet e ditur, është ndërprerë mbrëmë me kërkesë të prokurores speciale, Katica Janeva, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të saj. PSP me një komunikatë me shkrim ka kërkuar falje para deputetëve për ndërprerjen e seancës.
Komisioni në fjalë, përveç që bën shqyrtimin e raportit për punën e PSP-së, në rend të ditës ka dhe shqyrtimin e raportit për punën gjashtëmujore të Prokurorisë Publike të Marko Zvrleskit.
Prokurorja speciale, Katica Janeva, në fjalimin e saj të parë para deputetëve parashtroi dhe tre kërkesa të cilat do të kontribuojnë që Prokuroria Speciale të vazhdojë punën e saj për të cilën dhe është formuar.
Janeva kërkoi ndryshime në Ligjin e PSP-së për ta prolonguar afatin prej 18 muajve për të mundur që deri në fund të hulumtojë dhe të procedojë rastet e dala nga përgjimet e paligjshme.
Janeva kërkoi miratim të Ligjit për dëshmitarët e mbrojtur si dhe respektim të plotë të rekomandimeve të Komisionit të Venecias.
