Gjeorgji, politikanët rrihen në studion e emisionit
Debati i ashpër politik mes qeverisë edhe opozitës në Gjeorgji...

Debati i ashpër politik mes qeverisë edhe opozitës në Gjeorgji ka eskaluar në debat me dhunë fizike, ku politikanët e ftuar përfunduan me grushta.
Zgjedhjet parlamentare në këtë vend do të mbahen më 8 tetor dhe në prag të tyre gazetarët kanë ftuar dy deputetë: Polad Khalikov nga blloku industrialist dhe Vephkia Gurgenishvili nga Lëvizja Demokratike, në një transmetim të drejtpërdrejtë, ku debati politik ka tensionuar aq shumë atmosferën në studio, i cili më pas degjeneroi në dhunë fizike.
Gjithçka që nuk mund të thuhet është reflektuar në këtë video, ku vërehet të ishte e patjetërsueshme ndërhyrja e producentit dhe stafit teknik të emisionit për të’i ndarë politikanët. Pamjet kanë bërë menjëherë xhiron e botës.
