Përplaset kamioni me autobusin në Kinë, dy fëmijë të vdekur dhe 11 të lënduar
Përplasja në mes një kamioni me një autobus shkolle la të vdekur dy fëmijë....

Përplasja në mes një kamioni me një autobus shkolle la të vdekur dy fëmijë dhe mbetën të lënduar 11 nga ata në një kryqëzim të rrugës në Suixian të Kinës qendrore.
Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit deri sa të 13 fëmijët e lënduar u dërguan menjëherë në spital, por dy nga ata të cilët ishin më rëndë të plagosur iu nënshtruan plagëve.
11 fëmijët e tjerë raportohet të jenë jashtë rrezikut për jetë, derisa janë duke u kuruar në spitalin lokal dhe gjendja e tyre është stabile.
Autoritetet lokale menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me pasojat dhe shkakun e aksidentit. Nën hetime është edhe shoferi i autobusit.
Autobusi kishte kapacitet për 37 persona, ndërsa në të kishte 30 fëmijë të kopshtit, dy mësues dhe shoferi.
