Vuçiq nga OKB: Jemi të gatshëm për ardhmëri me Kosovën

23.09.2016 13:54

Jemi të gatshëm t'i vazhdojmë negociatat me shqiptarët e Kosovës...

Jemi të gatshëm t'i vazhdojmë negociatat me shqiptarët e Kosovës dhe të krijojmë ardhmëri të përbashkët, tha mbrëmë kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, para Asamblesë së përgjithshme të KB-së.

"Përpiqemi ta mbajmë ritmin e bisedimeve me shqiptarët e Kosovës, sepse duhet të jetojmë së bashku dhe të krijojmë ardhmëri të përbashkët",- theksoi Vuçiq.

Siç njoftoi Tanjug, ai theksoi se bisedat zhvillohen nën patronazh të BE-së, ndërsa Beogradi është i gatshëm t'i vazhdojë dhe ta informojë KB-në për ngjarjet. Vuçiq shfaqi shpresë se situata në Kosovë nuk do të jetë burim i jostabiliteti në të ardhmen.