Alepo në flakë nga sulmet ajrore, 13 të vdekur, mes tyre gra dhe fëmijë

23.09.2016 14:19

Zonat e mbajtura nga rebelët e qytetit verior sirian të Alepos...

Zonat e mbajtura nga rebelët e qytetit verior sirian të Alepos panë sulmet më të mëdha ajrore në muajt e fundit pas prishjes së armëpushimit. 

E gjithë rruga në lagjen Bustan Al-Qasr mbeti e djegur pas bombave të hedhura nga avionët. Të paktën 13 persona, duke përfshirë gra e fëmijë, besohet se kanë vdekur. Luftimet shpërthyen edhe në pjesën jugore, ku kryengritësit u përpoqën të thyejnë rrethimin nga forcat qeveritare.

Alepo, dikur qendër komerciale dhe industriale e Sirisë, ka qenë e ndarë përafërsisht në dy pjesë që nga viti 2012, me qeverinë që ka kontrollin  në perëndim dhe rebelët në lindje.

Dy milionë njerëz janë prekur nga lufta në qytet, dhe ndihmat për ta kanë qenë një pjesë e rëndësishme e ndërprerjes së armiqësive mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Megjithatë edhe dërgesat e fundit nga Kombet e Bashkuara janë bllokuar pas sulmit ndaj një karvani me kamionë ndihmash. (Gazmend Kurtishi, TVM2)