Komiteti i Helsinkit: Zgjedhja e Anevskit është joligjore
Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut kumtoi se...

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut kumtoi se në seancën e fundit të Këshillit të prokurorëve publik, Petar Anevski, është zgjedhur përsëri kryetar i Këshillit me votim të fshehtë.
Komiteti i Helsinkit tregon se në pajtim më Nenin 8, paragrafi 3, nga Ligji për Këshillin e prokurorëve publik, mandati i kryetarit të Këshillit zgjat tre vjet pa të drejtën e rizgjedhjes.
“Rizgjedhja e Anevskit është shkelje serioze e ligjit. Ky vendim sjell në pikëpyetje kompetencën, pavarësinë dhe paanësinë e anëtarëve të Këshillit, si dhe funksionimin themelor për të siguruar pavarësi të prokurorëve publik në ushtrimin e detyrës. Përgjegjës për këtë sjellje joligjore është vetë z. Anevski, i cili ka udhëhequr me seancën ku është rizgjedhur si kryetar i Këshillit”,- thuhet në kumtesë.
Komiteti i Helsinkit u bën thirrje anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve, në pajtim me Nenin 10, paragrafi 3, nga Ligji për Këshillin e prokurorëve publik, të thirrin urgjentisht seancë ku do ta shqyrtojnë këtë vendim joligjor.
Ndaj deklaratës së Komitetit të Helsinkit ka reaguar kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski.
“Nuk është e vërtetë se në mënyrë joligjore jam zgjedhur. Komiteti i Helsinkit le ta lexojë mirë ligjin. Është e vërtetë se isha kryetar nga gushti i vitit 2016, ndërsa tash jam zgjedhur prapë, por në mandat të ri, jo i rizgjedhur për të njëjtin mandat”,- sqaroi Anevski. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
