ShBA, protesta të reja në Charlote, policia akuzohet për vrasje
Protestat në Charlotte në Karolinën Veriore vijuan në mbrëmjen e tyre të tretë...

Protestat në Charlotte në Karolinën Veriore vijuan në mbrëmjen e tyre të tretë, edhe pse policia kishte vendosur një orar që nuk lejon daljen pas mesnate, për të kontrolluar situatën.
Demonstratat që kanë përfshirë qytetin, kanë rezultuar me vdekjen e Keith Scot, i cili u qëllua nga policia, që deklaron se Scot mbante në dorë një armë të cilën ai refuzoi ta lëshonte.
Por, familjarët e afro-amerikanit thonë se ai po mbante një libër dhe jo armë, e për më tepër shtuan se ai ishte i gjymtuar. Nëntë persona kanë mbetur të plagosur ndërsa 44 të tjerë janë arrestuar, duke detyruar guvernatorin të shpallë gjendjen e emergjencës në qytet.
Vrasja e Scott është një ndër rastet më të fundit të dhunës policore mbi komunitetin afro-amerikan në ShBA.
Edhe një oficere e policisë është akuzuar për vrasje pa paramendim të gradës së parë, pasi qëlloi për vdekje një person me ngjyrë në Oklahoma, makina e të cilit kishte bllokuar rrugën për shkak të një defekti.
