Sistemi arsimor, Shekerinska: Shumë lëndë, pak dituri
Zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska...

Zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska, sot vlerësoi se arsimit të Maqedonisë i është e nevojshme reformë themelore dhe se fokusi duhet të vendoset në ato aftësi të cilat do t'i ndihmojnë nxënësve më vonë që më lehtë të gjejnë punë.
Sipas saj, rezultat nga numri i madh i lëndëve që mësohen në shkollat janë njohuri sipërfaqësore dhe pakënaqësi te nxënësit, prindërit dhe te mësimdhënësit.
"Sot edhe në tregun vendor dhe në atë ndërkombëtar të punës nuk është e mjaftueshme madje asnjë gjuhë e huaj, është e nevojshme të dini më shumë gjuhë të huaja, më shumë matematikë, është e nevojshme kuptim i problemeve të ndryshme me të cilat përballemi në botën e përditshme", tha Shekerinska, duke shtuar se sot fëmijët edhe në shkollën fillore dhe në atë të mesme janë të ngarkuar me shumë përmbajtje dhe shumë lëndë, por jo domosdoshmërisht me shumë cilësi.
