QMKZh, prezantoi projektin “Parandalimi në kohë të zgjedhjeve”

23.09.2016 17:03

Partitë politike duhet që bashkërisht të merren vesh se si do të vijojnë fushatën zgjedhore....

Partitë politike duhet që bashkërisht të merren vesh se si do të vijojnë fushatën zgjedhore, në mënyrë që të mos ketë incidente mes aktivistëve të partive të ndryshme politike, u theksua në prezantimin e projektit “Parandalimi në kohë të zgjedhjeve”, të cilin e promovoi Qendra maqedonase për kulturë dhe zhvillim.

Atmosfera paksa e elektrizuar para zgjedhjeve kërkon një angazhim serioz në lidhje me preventimin gjatë procesit zgjedhor. 

“Projekti zgjat 6 muaj dhe është i orientuar në vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve dhe vëzhgimin e gjithë procesin zgjedhor në aspektin e preventimit. Në atë drejtim ne njëherë i kemi monitoruar zgjedhjet, në vitin 2014, e kemi ndjekur ditën e zgjedhjeve dhe të gjitha segmentet në lidhje me preventimin. Ato zgjedhje kanë kaluar për mrekulli dhe kanë qenë të qeta. Nuk e di se si do të kalojnë këto zgjedhje, por nga të gjithë faktorët nevojitet një angazhim më serioz”,- Nellko Nellkovski nga Qendra maqedonase për kulturë dhe zhvillim.

Kjo Qendrën njoftoi se kanë krijuar ueb faqen prevencija.mk, në të cilën janë të shënuara të gjitha segmentet lidhur me parandalimin. Ky projekt është mbështetur nga Programi zviceran për zhvillim ndërkombëtar “Civilika Mobilites”. (Ersan Pajaziti, TVM2)