Prokuroria Speciale Publike ridorëzon dëshmitë në Gjykatën Shkupi 1

23.09.2016 17:21

Një ditë pasi Gjykata Themelore Shkupi 1...

Një ditë pasi Gjykata Themelore Shkupi 1 ktheu mbrapa dokumentacionin e PSP-së për lëndën e falsifikimit të dokumenteve zyrtare, ku i dyshuar kryesor është Goran Grujoski, Prokuroria Speciale ka dorëzuar sërish të gjitha dëshmitë, kësaj radhe të plotësuara sipas kërkesës së Gjykatës.

Gjithashtu, PSP-ja ka dorëzuar edhe kërkesë për ndërrimin e gjykatëses, Lidija Petrovska, për të cilën, sipas PSP-së, ekzistojnë rrethana që kanë nxitur dyshime në paanshmërinë e saj në sjelljen e vendimeve edhe për faktin tjetër se emri i gjykatëses përmendet në materialet e përgjuara.

PSP-ja njofton se në materialet e dorëzuara është sqaruar se në rastin konkret nuk është kërkuar deklasifikim i dëshmive, për shkak se deklasifikimi i materialeve të dorëzuara do të mundësonte qasje të lirë te ato dokumente.