Misteri i shpellës në Kërçovë, ekspertët nxjerrin 59 kafka dhe eshtra

23.09.2016 17:35

Një grup ekspertësh, i udhëhequr nga Prokuroria Publike Themelore të Gostivarit...

Një grup ekspertësh, i udhëhequr nga Prokuroria Publike Themelore të Gostivarit, ka arritur të nxjerrë nga shpella plot 59 kafka dhe eshtra të tjerë njerëzish.

Në përbërje të ekipit kishte speleologë, arkeologë, specialistë të mjekësisë ligjore dhe antropologë.

Të gjitha eshtrat do të dërgohen në Institutin e mjekësisë ligjore në Shkup, ku do të bëhet ekzaminimi i tyre me qëllim përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe eventualisht identitetin e këtyre personave.

Banorët e zonës thonë se eshtrat ndodhen në shpellë prej afërsisht 50 vitesh dhe nga prokuroria nuk përjashtojnë mundësinë që eshtrat të jenë sjellë në shpellë nga burimet ujore apo rrëshqitjet e tokës, por kjo do të vërtetohet pas analizave.