Analiza për të drejtat e njeriut: Procesi i lustrimit nuk e ka përmbushur qëllimin
Ligjet me të cilat u zhvillua procesi i lustrimit nuk kanë përmbushur qëllimin...

Ligjet me të cilat u zhvillua procesi i lustrimit nuk kanë përmbushur qëllimin për çfarë edhe janë miratuar.
Ky është konkludimi që doli nga analiza në temë "Të drejtat e njeriut në procesin e lustrimit", që sot u prezantua nga Institutit për të drejta të njeriut, e mbështetur nga Ambasada e Holandës në Maqedoni. Nga ky Institut kanë kërkuar revidim urgjent të Ligjit për lustrim dhe detektim të anëve negative të procesit.
“Shteti nuk prezantoi se ka bërë diçka që ishte kruciale në vërejtjet e PRIBE-së, e ajo është që të detektohen negativitetet të cilat dalin nga ky ligj. Lëshime janë bërë në kohën kur është miratuar ligji. Çdo standard shkon në atë drejtim se proceset lustruese duhet të zhvillohen menjëherë pas regjimit, ndërsa tek ne kjo erdhi pas 18 viteve",- deklaroi Margarita Caca Nikollovska nga Instituti për të drejtat e njeriut.
Për ambasadorin holandez, i tërë procesi i lustrimit është i vonuar dhe është dashur të zbatohet pas fundit të sistemit të mëhershëm.
“Në Maqedoni Ligji për lustrim u miratua shumë vonë, duke e përfshirë jo vetëm periudhën e Jugosllavisë komuniste, por edhe periudhën 15 vite pas pavarësisë së Maqedonisë. Kjo krijoi dilema dhe çështje të caktuara në pikëpamje të zbatimit të procesit, kjo është një nga çështjet në të cilat më shpesh merren vendet në pikëpamje të vlerësimit të përparimit”,- tha ambasadori i Holandës në Maqedoni, Vauter Plomp.
Plomp theksoi se lustrimi nuk guxon të keqpërdoret, sidomos ndaj personave që nuk mendojnë sikur pushteti. Ai gjithashtu tha se hakmarrja nuk guxon të mbizotërojë ndaj procesit të demokracisë. (Naim Ramadani, TVM2)
