Maqedoni

Kandidati i OQM i fundit në garën presidenciale

14.04.2014 18:17

Pas shpalljes se rezultateve nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale të zhvilluara dje, lideri i partisë Opsioni Qytetar për Maqedonine, Stevçe Jakimovski...

Pas shpalljes se rezultateve nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale të zhvilluara dje, lideri i partisë Opsioni Qytetar për Maqedonine, Stevçe Jakimovski, uroi Gjorgje Ivanovin dhe Stevo Pendarovskin, kandidatët e VMRO- DPMNE –së dhe LSDM – së, të cilët garojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, të cilat do të zhvillohen më 27 prill.
 
Kryetari i partisë Opsioni Qytetar për Maqedoninë, i uroi dy kanditatët Ivanov dhe Pendarovski për hyrje në rrethin e dytë dhe për udhëheqjen e deritanishme të fushatës zgjedhore.
 
Sipas Stevçe Jakimovskit, njollë në zgjedhje ka hedhur numri i madh i fletëvotimeve të pavlefshme.  Ai tha se kjo nuk është ndoshta tipike, por është simptomatike se në shumicën e fletëve të votimit të pavlefshme, janë rrethuar kandidatet e VMRO-DPMNE – së, Gjorge Ivanov dhe të  partisë Opsioni Qytetar për Maqedoninë, Zoran Popovski, tha  Stevçe Jakimovski. 
 
Ndërkohë kandidati për president i Opsionit Qytetar për Maqedoninë, Zoran Popovski,  tha se Partia Opsioni Qytetar për Maqedoninë tregoi se është lojtar i skenës politike dhe sipas tij, kuptohet që do të vazhdojë edhe më tutje.
 
ADNAN HAJDARI