Raporti i PSP-së, vazhdojnë përplasjet mes VMRO-së dhe Janevës

23.09.2016 19:32

Edhe ditën e tretë të shqyrtimit të raportit mbi punën 6 mujore të PSP-së...

Edhe ditën e tretë të shqyrtimit të raportit mbi punën 6 mujore të PSP-së, deputetët e shumicës parlamentare e shfrytëzuan jo vetëm për të parashtruar pyetje, por edhe për të drejtuar një sërë akuzash ndaj prokurores speciale, Katica Janeva.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Kerste Mukoski, kërkoi dorëheqjen e Janevës, e cila, sipas tij, ka kërcënuar deputetin, Antonio Milloshovskin, se po tallet me deputetët dhe institucionin më të lartë ligjvënës në vend.

“Ju nuk duhet të jeni në këtë post. Nuk e pranoni legjitimitetin e Kuvendit, gënjyet se aspak nuk e keni dëgjuar Zaevin. Të nesërmen thatë se e keni dëgjuar Zaevin, po nuk keni gjetur fakte ose krim. Keqpërdorni autorizimet tuaja duke iu kërcënuar njërit prej deputetëve tanë, Milloshoskit. Sa merrni rrogë ju dhe prokuroret e juaja që të bëjmë një paralelizëm. Si mund të thoni se paaftësia juaj për punë arsyetohet me mungesën e hapësirës, kushteve teknike. Ju po luani me ne, me institucionin që ju votoi? Ju ende nuk zbërthyet se kush ka përgjuar dhe për çfarë arsye”,- deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Krste Mukoski.

Kryeprokurorja Janeva ishte e prerë në përgjigje. Përveç asaj që shkruan në raport, nuk e kam ndërmend të japë më shumë hollësi për planin financiar, ndërsa sa i përket çështjes se kush ka përgjuar, do të kuptohet nga rasti “Puç”, tha Janeva.

“Unë gjithçka që kisha të them lidhur me mjetet financiare e thashë dhe mbetem në fjalët e njëjta. Kjo kohë që e shfrytëzoni për të na sulmuar, vetëm tregon se sa nuk dëshironi që ne të kryejmë punën tonë. Ka tre ditë që unë mundohem të bëj punën time, por ja që ju mendoni që unë duhet të qëndroj këtu. Për atë se kush ka përgjuar në Maqedoni do të tregohet në rastin “Puç”. Specialja më 21 dhjetor të 2015-tës e mori këtë lëndë, por gjykata refuzoi t’i japë disa prova që paskan qenë të karakterit sekret. Pyes nëse parlamenti ka në plan të kërkojë nga kryetarja e Gjykatës Supreme dhe Këshillit Gjyqësor, i cili është fajtor për këtë prolongim të lëndës. Gjashtë muaj një gjykatë të mos na i japë provat, është turp”,- tha prokurorja speciale publike, Katica Janeva.

Goran Milevski kërkoi nga Janeva t’i tregojë publikisht emrat e deputetëve në Kuvend, të cilët janë nën hetim.

“Le të shohim pse luftojnë aq ashpër dhe e sulmojnë Katica Janevën dhe le të shohim nëse këtë e bën dikush që e ka mizën nën kësulë”,- theksoi deputeti i PLD-së, Goran Milevski.

Komisioni për sistem politik shqyrton Raportin gjashtëmujor të punës së Janevës tashmë tre ditë, pas kësaj do të duhet të shqyrtojë edhe raportin e Prokurorisë Publike Themelore për vitin 2015. (Sanije Duraku, TVM2)