Lufta kundër narkotikëve, fillon trajnimi i avokatëve

23.09.2016 19:58

Oda e avokatëve me mbështetje financiare të Byrosë për luftë ndërkombëtare kundër narkotikëve....

Oda e avokatëve me mbështetje financiare të Byrosë për luftë ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe zbatimin e ligjeve pranë Ambasadës së ShBA–ve filloi trajnimin e avokatëve mbrojtjes.

Përforcimi i rolit kushtetues të avokaturës përmes organizimit të mirë dhe profesional të Odës së Avokatëve  do të kontribuojë për përforcimin e demokracisë, sundimin e së drejtës dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, u potencua me këtë rast. 

“Në trajnimet të cilat zgjasin gati tre vite pas zbatimit të Ligjit për procedurë penale do të prezantohen jo vetëm dispozitat ligjore, por pjesëmarrësit do të përqendrohen në problemet faktike të cilat paraqiten nga fillimi i implementimit të këtij ligji, ndërsa veçanërisht do të theksohen përparësitë dhe mangësitë të cilat ligji në tërësi i ka për avokatët. Këto tre vite treguan se absolutisht kanë pasur të drejtë të gjithë ata të cilët konsideruan se ende pa filluar implementimi i këtij ligji do të duhet të bëhen disa ndryshime. Për fat të keq ende nuk janë bërë”,- deklaroi kryetari i Odës së avokatëve të Maqedonisë, Nikola Dodevski.

Si dobësi kryesore Dodevski nënvizoi afatet e shkurta të mbrojtjes për përgatitjen e mbrojtjes së tyre për ndërmarrjen e veprimeve të hetimit. Sa i përket Ligjit për matjen e lartësisë së dënimit, Dodevski tha se Oda e avokatëve ka qëndrim se dispozitat e këtilla nuk duhet të jenë mandatare, gjegjësisht obligative.

Ajrin Mar, ushtrues i detyrës këshilltar juridik në Byronë e departamentit të shtetit për luftë ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe zbatimit të ligjit në Ambasadën e ShBA-ve në Shkup, tha se edhe përkundër sfidave të shumta, Maqedonia ka njerëz profesionistë të cilët luftojnë në mbrojtjen e sundimit të së drejtës. (Besim Abdullai, TVM2)