Botë
Të shtëna në SHBA, pesë të vdekur në një qendër tregtare
24.09.2016 12:28
Pes persona kanë mbetur të vdekura pas të shtënave në një qendër tregtare në Burlington të Uashingtonit...

Fillimisht u njoftua për gatër femra të vdekura dhe një person I gjinisë mashkullore I plagosur, por më pas ky I fundit ndrroi jetë, duke e çuar në 5 numrin e të vdekurve.
Policia evakuoi menjëherë qendrën tregtare, ndërsa publikoi edhe një foto të të dyshuarit si autor të ngjarjes, i cili pas krimit të rëndë ka mundur të largohet.
Rreshteri Mark Francis deklaroi se autoritetet janë në kërkim të personit I cili është I veshur me ngjyrë hiri dhe I cili herën e fundit është parë në një nga rrugët afër qendrës tregtare duke shtuar se ende nuk është e qartë nëse ka pasur më shumë se një person.
"Ne jemi duke kërkuar vrasësin në mënyrë active. Edhe një herë apeloj që qytetarët të qëndrojnë Brenda, në të sigurtë, nëse shihni diqka na thuani. Por definitivisht qëndroni të mbyllur në shtëpitë tuaja deri sa nuk e kapim autorin. Kur ndodh një gjë e tillë marrim telefonata të shumta dhe na mbetet të filtrojmë ato cilat janë të dobishme”, tha Mark Francis Rreshter.
"Dëgjova një të shtënë, më pas të dytën dhe kjo më bëri të kthehem kur rradhët filluan të shkojnë në 3,4,5,6. Kështu që nuk ishin të gjitha përnjëherë. Ishte më shumë sikur një e shtënë e pas dy sekondave edhe një tjetër. Ishte cmenduri”, tha një qytetar.
“Ajo është vetëm 17 vjecare dhe është e mbyllur brenda. Kam biseduar me te para një orë e gjysëm. Ajo tha se kishte njerëz të cilët gjuanin, dhe dëgjova një të shtënë. I thash të hyjë në toalet të mbyllet dhe se do të jem këtu sa më shpejt të jetë e mundur. Rrugës kishte shumë policë. Nuk po dëgjoj asgjë. Nuk di nëse e kanë gjetur atë, ajo nuk paraqitet në telefon. S’di nëse është e vdekur apo jo, e dua vetëm jashtë. Dua vetëm ta përqafoj, dua të jetë mirë. Shpresoj”, tha një qytetare.
Grupet e emergjencës mbërritën në qendrën tregtare për t’i dhënë ndihmën e nevojshme personave të lënduar. Francis tha se sulmuesi kishte lënë vendin e ngjarjes para se policia arriti aty. Burlington është rreth 65 milje (105km) në veri të Seattle.
VLORA LATIFI TOPOJANI
