Botë
Samit në Vienë, "Migrimi përgjatë rutës ballkanike"
24.09.2016 14:15
Liderët e vendeve përgjatë rrugës ballkanike të migrimit do të jenë pjesë e Samitit të sotëm në Vienë...

Ripërtritja e kontrollit të jashtëm të BE-së dhe bashkëpunimi me partnerët në Ballkan dhe turqinë është çelësi I mbylljes së rrugës ballkanike për migrantët e parregullt. Kështu deklaroi presidenti i Bashkimit Evropian Donald Tusk, në fillim të samitit për migrantët që po mbahet në Vjenë të Austrisë.
“Prej ditës së parë të krizës së migrantëve nuk kisha dyshim se çelësi kryesor për zgjidhjen e saj është ripërtritja e kontrollit të kufijve të jashtëm të BE-së. Prandaj, qartazi parakusht esencial për arritjen e këtij qëllimi është bashkëpunimi i ngushtë me partnerët tanë në Ballkan dhe Turqinë”, tha Donald Tusk, President i BE-së.
Komisionari për migrim i BE-së, Dimitris Avramopoulos, kërkoi që çfarëdo zgjidhje evropiane për migrantët duhet të bazohet në “humanitet dhe dinjitet”.
Ai i ka kritikuar anëtarët e BE-së se nuk kanë pasur gatishmëri për politikë të përbashkët për migrim. Kancelari i Austrisë, Christian Kern, tha se samiti synon gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta për çështjen e migrimit ilegal. Kern kërkon edhe rritjen e ndihmave për vendet nga vijnë refugjatët.
Në takimin e fundit të këtillë në Vjenë në muajin shkurt, liderët e vendeve të Ballkanit dhe Austria, patën vendosur ta mbyllin rrugën ballkanike.
Përveç zartarëve të Austrisë, në samit po merr pjesë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeminsitri i Maqedonisë Emil Dimitriev, Kryeminsitri i Shqipërisë Edi Rama si dhe përfaqësuesit e Turqisë, Greqisë, Serbisë, Kroacisë, Sllovenisë, Rumanisë dhe Hungarisë.
BESIM ABDULLAI
