Maqedoni

PRDM kërkon ndihmën e të gjelbërve evropjan

24.09.2016 15:40

Në temën “Politikat e gjelbërta, katalizator për zhvillimin e demokracisë së Maqedonisë dhe cilësisë së jetesës”...

Në temën “Politikat e gjelbërta, katalizator për zhvillimin e demokracisë së Maqedonisë dhe cilësisë së jetesës” po debatohet ne konferencën dy ditore ndërkombëtare në organizim të “Institutit të Gjelbërt” dhe Bureau de Helping nga Holanda.
 
Në këtë Konferencë Liljana Popovska Kryetare e Partis për Ripertitjen Demokratike të Maqedonisë, e ka vleresuar praninë e anëtarit te Parlamentit Evropian dhe bashkëkryesuesi te Partisë evropiane të së gjelbërve Rejhard Butikofer, si dhe drejtoreshen e Fondacionit Bureau de Helping nga Holanda, Rosali Smit.
 
Ajo gjitjashtu ka kerkuar ndihmen e tyre per te krijuar program me te mire zgjedhore per lobim sa me te suksesshem per temat e gjelberta. 
 
“Ne jemi te sigurte se zeri I te gjelberve do te jete me I forte pas zgjedhjeve dhe se do te mundemi me fuqishem ti theksojme pyetjet qe kan te vejne drejtperdrejt me demokracine dhe kualitetin e jetes se qytetareve”, tha Liljana Popovska, Kryetare e Partis për Ripertitjen Demokratike të Maqedonisë. 
 
“Duhet te kuptojme se sa I rendesishem eshte zbatimi I politikave te gjelberta per ardhmeri me te mire per femijet tane per te transformuar ekonomine dhe ta bejme me te qendrueshme dhe te gjalle. Une besoj se politikat e gjelberta jane mire te dizajnuara per te krijuar pune me te mire per ardhmerin”, tha Rejhard Butikofer, Anëtar i Parlamentit Evropian dhe bashkëkryesuesi te Partisë evropiane të së gjelbërve.  
 
Në kuadër të conferences dy ditore, do të mbahen edhe punëtori për demokracinë dhe të drejtat e njeriut, drejtësinë sociale, mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe zhvillimit të ekonomisë së gjelbër.
 
BESIM ABDILLAI