Maqedoni

LSDM: Në rajonet e vërshuara ndihmë fillestare vetëm 50% e banorëve

24.09.2016 17:02

Kanë kaluar 45 ditë nga vërshimet në këtë pjesë të shkupit dhe u shkaktuan dëme të mëdha matriale më shum se 6 mijë familjeve...

Deri sot kanë marrë ndihmën fillestare vetëm 3003 persona , që është më pak se 50% nga numri i përgjithshëm i amvisrive të cilat kanë paraqitur dëme.

Nga ana tjetër ka indikacione serioze se resurset publike po keqpërdoren për qëllime partiake. I tillë është shembulli me asfaltimin e poaralajmëruar të rrugëve në rajonet e vërshuara që ka filluar para 5 ditësh.

Edhe vet mund të bindeni se mekanizmi nuk punon, ndërsa janë asfaltuar 5 rrugë që nuk kanë kurfar dëmesh nga vërshimet.

Nga vërshiemt janë shkatrruar 25 kilometra rrugica lokale dhe rrugë, ndërsa rekonstruimi i tyre zhvillohet ngadal, në mënyrë jo kualitative dhe selektive.

Në bazë të cilave kritere zhvillohet asfaltimi? Është e dukshme se kjo nuk po zhvillohet sipas nivelit të dëmeve.  

Në vend që të sanohen rrugët e dëmtuara në Stajkovcë dhe Hasanbeg komuna e gazibabës dhe qyteti i Shkupit udhëhiqen nga interesat partiake, asfaltojnë pakurrfar  kriteresh dhe prioritetesh dhe zhvillojnë marketing politik dhe popullizëm.