Maqedoni
Tearcë, manifestimi tradicional “Dita e groshës“
24.09.2016 17:32
Për të 7 vit me rradh në komunën e Tearcës u mbajt manifestimi tradicionale "Dita e Groshës“...

Nga fillimi i rrugës ku u mbahej ky manifestim vinte aromë e këndshme e ushqimeve tradicionale, si ajo e groshës, hallvës dhe produkteve tjera ushqimore.
Shaban Sadiku, ishte pjesë e këtij manifestimi i cili theksoi se në këtë manifestim tradicionale merë pjesë çdo vit, me përgatitjen e hallvës për të pranishmit, dhe thekson se kjo traditë duhet vazhduar.
"Çdo vit na thërrasin , jemi gjuetar na thërrasin për të përgatitur hallvën . Un bashkë me shokun tim Muharemin, e përgatitim hallvën për 400 persona sot , vitin e kaluar e kemi përgatitur për 200 persona këtë vit për 400 persona. Kjo traditë nuk harrohet dhe duhet të mbahet çdo vit është një traditë e mirë”, tha Shaban Sadiku.
“Tani po del mjaltë nga këtu është dekostator për të provuar mjaltin të pranishmit , kjo është mjalti i malit dhe i çamit, është prodhim vendor i Malit Sharr. Kjo është mjaltë e fundit që del d.m.th e kemi nxjerr muajin e nëntë”, tha një pjesëmarrës.
Nga ana tjetër kryetari i komunës së Tearcës së bashku me organizatorin theksuan se aktivitet sa vinë e shtohet , dhe pikërisht është ky vendi ku buqëve ju jepet mundësi për të promovuar prodhimet bujqësore.
“Ky manifestim tradicional “Dita e Groshës “ organizohet 7 vite radhazi ka filluar me organizim vitin 2010. Ka disa komponentë kryesore të cilat si organizatë i kemi vendos dhe duam ti arrijmë. E para është që buqëve të cilët merren me prodhime bujqësore jo vetëm produktin e groshës por edhe prodhime tjera t’ju japim mundësi ti plasojnë t’i promovojnë , dhe komponentë e dytë është ajo aspekti kulturor , ku me një vend mund të shihni shumë kultura”, tha Metin Muaherem, kryetar i qendrës për edikum dhe zhvillim CED.
“Sot vazhdojmë me manifestimin Dita e Groshës qëllimi i këtij evenimenti është që grosha të brendohet dhe të jetë si brend i garantuar në nivel të shteti por edhe promovim jashtë . Kemi pasur Biznesmen të jashtë të interesuar pikërisht për produkt bujqësor që është shumë i çmuar dhe i respektuar”, thq Isen Asani, Kryetar i komunës së Tearcës.
Në këtë manifestimi morrën pjese të gjithë banorët e komunës së Tearcës, të cilët kishin ardhur për t’i shijuar ushqimet tradicionale.
Manifestimi ‘’Dita e Groshës’’, u bë edhe më i begatë me programe artistike dhe kulturore të përgatitur nga nxënësit e komunës së Tearcës.
VISAR SADIKI
