Botë

Turqi, shoferi i autobusit humb kontrollin, 11 të plagosur

24.09.2016 19:59

Njëmbëdhjetë persona u plagosën nga një aksident në Stamboll, kur shoferi i një autobusi u godit nga një pasagjer pas një grindjeje...

Dëshmitarët thanë se pasagjeri i identifikuar si Murat A, goditi shoferin Turkoglu në kokë me një çadër duke i shkaktuar dëmtime derisa ai humbi kontrollin dhe kaloi në korsinë tjetër.
 
Pamjet tregojnë se autobusi ka marrë poshtë vetes disa makina duke u ndalur vetëm pas përplasjes me një tjetër autobus të transportit publik.
 
Nga ky aksident u plagosën 11 persona, duke përfshirë edhe shoferin e autobusit./Oranews