Botë
Merkel: Ta ndalim migrimin ilegal por me humanitet
25.09.2016 12:55
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka deklaruar se Evropa duhet të siguroj më tepër marrëveshje...

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka deklaruar se Evropa duhet të siguroj më tepër marrëveshje me vendet e treta për kthimin e migrantëve, të cilët nuk kualifikohen për azil.
“Ne dëshirojmë ta ndalim imigrimin ilegal, por duke i pasur parasysh përgjegjësitë tona humanitare” tha Merkel, pas takimit në Vjenë me përfaqësuesit e vendeve përgjatë rrugës ballkanike, nëpër të cilën kalojnë migrantët.
Nga ana tjetër, kancelari i Austrisë, Christian Kern, tha se “duhet ta rimarrin kontrollin e kufirit të jashtëm” dhe ka shtuar se “ne duhet të vendosim se kush mund të hyjë në Evropë”.
Merkel dhe Kern janë shprehur se situata e migrantëve në Evropë është më e mirë se para një viti, kur mijëra vetë e kaluan Detin Mesdhe për çdo ditë nga Turqia në Greqi, e pastaj nëpër rrugën Ballkanike depërtonin në pjesën veriore të Evropës.
Afro një milion migrantë kanë hyrë në Evropë gjatë vitit të kaluar, shumica e tyre nga Siria, Iraku dhe Afganistani, dhe shtetet e tjera të përfshira nga konfliktet.
