Maqedoni

“Revolucionit laraman”, nesër protesta në Shkup në mbështetje të PSP-së

25.09.2016 13:13

“Revolucionit laraman” sërish aktivizon protestat në Shkup, përkatësisht para Kuvendit të Republikan...

“Revolucionit laraman” sërish aktivizon protestat në Shkup, përkatësisht para Kuvendit të Republikan, ku do të protestohet të hënën për ti dhënë përkrahje Prokurorinë speciale, e cila sipas tyre sërish është nën shënjestër të pushtetit.
 
Siç thuhet në njoftimin e Revulucionit laraman, të hënën, më 26.09.2016, në ora 17 para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të mbahet një tubim publik në përkrahje të PSP.
 
“PSP sërish është në shënjestër të zëdhënësve të regjimit. Gjatë kësaj periudhe në Kuvend dhe në mediat nën kontroll të të akuzuarit Gruevski, mund të vërehet një propagandë kundër Katica Janeva dhe tërë PSP. Njëkohësisht, pushteti me të cilin udhëheq i akuzuari Gruevski e shfrytëzon çdo mundësi për ta bllokuar punën e këtij institucioni“, thuhet në apelin e Revulucionit laraman.
 
Nga “Revolucioni laraman” përkujtojnë që Gjykata Kushtetuese akoma nuk ka caktuar seancë në të cilën do të shqyrtohet Iniciativa për kushtetutshmërinë e PSP. Prandaj ata konsiderojnë që PSP përsëri ka nevojë për ndihmën e tyre që të mos lejohet që “regjimi të mendojë se ky institucion madje edhe për një çast është pa përkrahjen e fuqishme, të bashkuar dhe të vendosur të qytetarëve! Deri sa nuk do të ketë drejtësi, nuk do të ketë qetësi!", porosisin nga Revulucioni laraman.