Maqedoni
LSDM: Shkollat të zhytura në borxhe, në prag të dimrit pa rrymë, ngrohje dhe ujë
25.09.2016 14:34
Në preg të dimrit shum shkolla do të mbeten pa ujë, energji elektrike dhe ngrohje, deklarojnë nga LSDM...

Njëherit sipas kësaj partie viti shkollorë ka filluar pa zgjidhjen e problemit të transportit për shum nxënës.
“Viti shkollorë filloi me transport të pa zgjidhur për shum nxënës. Kjo po ndodh në më shum qytete ndërsa fëmijët në Tetovë tanimë disa ditë protestojnë dhe nuk shkojnë në shkollë pikërisht për shkak të këtij problemi.Kjo ndodh për shkak të keqmenaxhimit të kryetarëve të komunave dhe drejtorëve të cilët i fshehin borxhet e shkollave pasi kjo nuk paraqitet në raportet vjetore përveç në shkollat llogarit e të cilave janë bllokuara nga përmbaruesit”, tha Petar Atanasov nga LSDM
Nga LSDM theksuan se shkolla Gligor Përliçev në Ohër prej tre vitesh ka llogari të bllokuar, për shkak të borxhit prej 140 mijë euro, për naftë ndaj ndërmarrjeve publike dhe borxhe tjera prej 244 mijë eurosh.
Shkolla fillore Josip Bris Tito në Strugë, është me llogari të bllokuar, ndërsa nuk ka mjete as për mjete higjienike.Shkolla e mesme e mjeksisë Doktor Jovan Kallauzi në Manastir, ka llogari të bllokuar për shkak të borxhit prej 500 mijë eurosh, derisa drejtoresha është thirrur nga Prokuroria Speciale si e dyshuar në rastin transporter.
Gjendje e njejtë edhe me shkollën fillore Goce Dellçev e cila ka llogari të bllokuar dhe borxh prej 100 mijë eurosh.Vetëm për uj, shkolla e mesme Taki Daskall nga Manastiri ka faturë të pa paguar prej 17 mijë eurosh dhe borxhi në tërsi arrinë mbi 300 mijë euro.
Shkolla Fillore Edinsfo në Gostivar, ka llogari të bllokuar për shkak të kontesteve të humbura. Shkolla fillore Petar Pop Arsov në Bogomillë ka borxh prej 30 mijë eurosh vetëm ndaj një transportuesi, derisa shkollat fillore në Koçan kanë borxh prej 800 mijë eurosh. Kjo sipas LSDM-së i ka kaluar të gjitha linjat e kuqe për shkak të kryetarëve të korruptuar të komunave.
VLORA LATIFI TOPOJANI
