Maqedoni
Dimitriev në Vjenë, vendet e BE-së: Zgjedhjet ti japin fund krizës
25.09.2016 15:30
Kriza politike në Maqedoni të përmbyllet me zgjedhjet e dhjetorit...

Këtë porosi të qartë, kryeministri Emil Dimitriev, e mori gjatë takimeve në Vjenë nga kancelari I Austrisë Kristijan Kern, si dhe tre shefat e qeverive të Hungarisë Viktor Orban, të Sllovenisë Miro Cerar dhe Kroacisë Tihomir Oreshkoviç.
Katër vendet anëtare të BE-së konsiderojnë se vetëm një qeveri stabile do të mund që të menaxhonte më mirë edhe krizën me migrantët, ndërkaq mbështetën fuqishëm Maqedoninë në procesin e anëtarësimit në BE.
“Kishim mjaft takime dhe kontakte dypalëshe me kolegë të vendeve anëtare të BE-së. Të gjithë u shprehën për mbështetjen për anëtrësimin tonë në Unionin Europian, si dhe mbështesin menaxhimin e krizës me migrantët. Pritjet e tyre janë që kriza politike do të duhet të përfundojë me mbajtjen e zgjedhjeve në dhjetor dhe Maqedonia me një qeveri stabile do të mund në mënyrën më cilësore të menaxhojë krizën eme migrantët dhe do të jetë një partner më kredibil I be-së, pasiqë me një focus më të fuqishëm dhe më shumë energji mund të koncentrohet në këtë problematikë”, tha Emil Dimitriev, kryeministër.
Takimet e kryeministrit Emil Dimitriev u realizuan në kuadër të Samitit “Migrimi I Rutës Ballkanike” në Vjenë, pjesëmarëse të së cilës ishin 10 president dhe kryeministra të vendeve të Ballkanit nëpër të cilët po realizohet ruta e migrantëve.
Ditë më parë lideri i LSDM-së Zoran Zaev nëpërmjet një letre I’u ankua ambasadorëve garantues të dokumentit të Përzhinës se VMRO-DPMNE po pengon mbajtjen e zgjedhjeve në dhjetor.
VMRO-DPMNE u kundërpërgjigj me akuzat se pikërisht lideri i LSDM-së Zaev po u ik zgjedhjeve. Nga BDI duke mos komentuar letrën, kumtuan se janë të angazhuar për zbatimin në përpikmëri të marrëveshsej politike.
MERAL ISMAILI
