Botë

Referendum në Republikën Serbe të Bosnjës, kritikët: Dodik po përgatit të ndajë Bosnjën

25.09.2016 16:59

Entiteti serb në Bosnjë dhe Hercegovinë po mban një referendum kundërthënës në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese në Sarajevë...

Rreth 1900 vendvotime janë hapur që prej orës 7 të mëngjesit në Republikën Serbe, për 1.2 milionë votues që të deklarohen në pyetjen; “A e mbështetni që 9 janari të shënohet si Dita e Republikës Serbe?”.
 
Pyetja e referendumit përputhet me një festë Ortodokse Serbe dhe përvjetorin kur ligjvënësit serbë të Bosnjës më 1992 shpallën pavarësinë nga Bosnja, që nxiti luftën trevjeçare etnike dhe fetare.
 
Komunitetet jo serbe e shohin datën si një simbol të dëbimit të tyre nga territoret e kontrolluara nga serbët e Bosnjës dhe një indikacion se Republika Serbe është krijuar vetëm për Serbët.
 
Më 17 Shtator, Gjykata Kushtetuese e Bosnjës, me seli në Sarajevë, ndaloi referendumin, duke vendosur se festa e 9 Janarit diskriminon myslimanët dhe Kroatët. Por presidenti i entitetit serb Milorad Dodik, e ka shtyrë përpara mbajtjen e referendumit. Ndërsa kritikët e shohinë këtë si një bazën për një referendum më gjasë në vitin 2018, për ndarjen e Republika Serbskës nga Bosnja dhe Hercegovina.