Maqedoni
Sela: Maqedonia mund të merr raport negativ; Ademi: Shpresojmë se do të jetë pozitiv
25.09.2016 17:25
Analistët vlerësojnë se Maqedonia akoma gjendet në një faze të thellë politike, dhe e vetmja dalje mund të ndodhë nëse vendi...

Analistët vlerësojnë se Maqedonia akoma gjendet në një faze të thellë politike, dhe e vetmja dalje mund të ndodhë nëse vendi I përmbush detyrimet nga marrëveshja midis forcave politike duke veçuar organizmin e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike.
Profesori universitar Ylber Sela thotë se kjo perudhë është akoma më e ndjeshme sepse vendi jo vetëm që gjendet në prag të zgjedhjeve pork ah mesi I mujait tetor pret dhe raport progresin e KE-së për Maqdoninë.
Sipas tij Maqedonia nuk mund të presë raport pozitiv nga KE, sepse nuk i ka përmbushur rekomandimet e Raport-Progresit të fundit.
“Maqedonia ndodhet në një fazë kritike , ka kritika të shumta në shumë sektorë të cilat qeveria aktuale ende nuk i ka përmbushur dhe besoj që shumnica e çështjeve do të jetë negative. Raporti në pika të shkurta do të jetë më tepër negativ se sa pozitiv sepse ne jemi dëshmitarë se situata politike ekonomike kulturore apo çështjet e juridikcionit nuk janë ato që i kërkon BE apo KE dhe unë mendoj se do të jetë prap i kushtëzuar sepse prej Maqedonisë pritet që të bëjë zgjedhje fer, korrekte dhe të lira”, tha Ylber Sela, profesor universitar.
Por pavarësisht se ka kaluar një vit nga Raport-Progresi i fundit dhe se vendi akoma po përballet me krizë politike, zv/kryeministri për çështje europiane Arbër Ademi mebetet optimist se vendi në bashkpunim me Brukselin do të arrijë të tejkalojë sfidat.
“Ne shpresojmë se Raporti i Progresit do të jetë pozitiv për Republikën e Maqedonisë. Kuptohet se të gjitha vërejtjet dhe kritikat nga partnerët tanë në Bruksel ne i shqyrtojmë me seriozitet të madh”, tha Arber Ademi, Zv/kryeministër për çështje evropiane.
Nëse Maqedonia vazhdon të mos i përmbushë rekomandimet e Raport- Progresit atëherë Sela nuk përjashton mundësinë që Komisioni Europian të aplikojë mekanizmat të cilat mund të jenë të dëmshme për Republikën e Maqedonisë në rrugën e saj eurointegruese.
NAIM RAMADANI
